Showbiz

Çfarë ndodhi pas “Prime-it” Olta qan dhe do të largohet: Këtu është e dhunshme çdo gjë!

Pas ‘Prime’ Olta Gixhari shpërtheu në lot. Aktorja nuk mbajti dot lotët pasi përfundoi spektakli e duket se malli për të afërmit e sidomos për djalin bëri që të pësonte një gjendje të tillë emocionale. Asaj iu gjend pranë Armaldo Kllogjeri (Maestro) i cili e ngushëllonte duke i thënë fjalë motivuese. Mirëpo, aktorja tha herë pas here që dëshiron të largohet nga shtëpia pasi nuk mundet më. Madje, ajo shtoi se situata brenda shtëpisë është bërë e dhunshme. Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë

Olta: Nuk mundem më.

Armaldo: Të të them diçka?

Ota: Dua të iki.

Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani në këtë moment? E kupton sesa të vështirë e kam pasur, e kam krijuar vetë, ndërtuar vetë. Kurse ti e ke pasur diçka të ndërtuar.

Olta: Është shumë e dhunshme këtu, nuk mundem më!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button