Prezantohet proçesori i ri i implantueshëm në tru që mund të trajtojë depresionin, dhe jo, nuk vjen nga Neuralink

Ndërkohë që Neuralink e Elon Musk pret të nisë testimin e produkteve tek njerëzit pas 6 muajsh, një tjetër kompani ka prezantuar një pajisje që trajton depresionin dhe aktualisht gjendet në trurin e një pacienti.
Inner Cosmos ka prezantuar një metodë trajtimi të depresionit që konsiston në dy pjesë: një elektrodë që vendoset nën lëkurën e skalpit dhe një tjetër pajisje që vendoset në flokët e pacientit për t’i dhënë energji pajisjes.

Implanti i dërgon pulse të vogla elektriketrurit në zonën e prekur nga depresioni, në korteksin dorsolateral prefrontal të majtë, një herë në ditë për 15 minuta. Pajisja e jashtme nuk ka nevojë të mbahet në flokët e pacientit gjatë kohës që trajtimi nuk po administrohet.

Kompania Inner Cosmos është themeluar nga Meron Gribetz, i cili ishte diagnostikuar me çrregullime të vëmendjes. “Qëllimi ynë është të krijojmë një botë ku rikthehet fuqia kongintive e humanëve duke ribalancuar mendjen tonë. Ne besojmë se metoda që përdorim mund të lehtësojë jetën e pacientëve që vuajnë nga depresioni, si dhe më pas të trajtojmë sëmundje të tjera.”