Prezantohet traktori i parë në botë që përdor si karburant bajgat e lopëve

Një kompani britanike ka prezantuar traktorin e parë në botë që përdor si karburant vetëm bajgat e lopëve. Mjetet New Holland T7 Methane Power do të fuqizohen nga gazi prej metani të lëngshëm, i pari në llojin e tij, i cili mund të ulë ndjeshëm shpenzimet për mirëmbajtjen e fermave në Mbretërinë e Bashkuar.
Traktori thuhet se ka të njejtën performancë me traktorët e tjerë të fuqizuar nga nafta, dhe mund të fuqizohet nga një tufë e vogël lopësh prej 100 krerësh. Mbetjet e lëshuara nga këto kafshë duhet të grumbullohen në një ambient mbajtës biometani që instalohet në fermë.

“Ne kemi treguar përmes traktorit tonë potencialin e biometanit dhe se si mund t’i bëjmë fermat tona të prodhojnë vetë energjinë e nevojshme duke emëtuar sa më pak gaze të dëmshme.” tha bashkëthemeluesi Chris Mann.